Keta e bënë për spital boksierin polak, i’a thyen brinjët (VIDEO)

Boksieri shqiptar Ferit Keta, ndryshe vëllai më i vogël i ish kampionit të Botës në “kick-box”, Ismail Ketës, ka shënuar edhe një fitore tjetër në boksin profesionist, njofton “infOSport.mk”.

Keta në mbrëmjen e 08 prillit në Berlin doli përballë polakut Lukash  Zygmunt, i cili për shkak dhembjeve të mëdha që përjetonte në brinjë, vendosi që ta dorëzojë meçin përballë boksierit nga Bulqiza e Shqipërisë.

Një gjë e tillë shihet qartë në videon më poshtë, me ç’rast në fund me plotë meritë fitorja i takoi boksierit shqiptar, i cili dita ditës po rritet shumë e më shumë në një kampion boksi.

Ndryshe ishte kjo fitorja e 7-të për Ferit Ketan, nga po aq lufta në boksin profesionist, 4 prej të cilave i ka fituar me nokaut,

Leave a Reply