Shkupi gëzoi “Shvercerat” (VIDEO)

Shkupi ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen ndaj Sileksit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit vendor. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu shënuan fitore me rezultatin 3:1, duke shtuar edhe më shumë gjasat e tyre të mbijetesës, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën “bardhekaltërit” nga Çairi me lojën që treguan për gjatë 90-të minutave bënë që tifozët e tyre shumë shpejtë të harojnë disfatën e mesjavës ndaj Bregallnicës.

Ermedin Ademi paralajmëroi fitoren e Shkupit vetëm pas 6 minutave lojë, kur mjaft mirë u gjind para portës kundërshtare, derisa Emanuel Mbella në minutën e 24-të realizoi golin e tij debutues me fanellën e Shkupit në një ndeshje zyrtare.

2:0 ishte rezultati i pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Ishin sërish vendasit e Shkupit që shënuan të parët me anë të Bunjamin Shabanit në minutën e 56-të, derisa golin e vetëm dhe të fundit në këtë përballje e realizoi Antonio Kalanoski në minutën e 77-të.

Falë kësaj fitore Shkupi me  28 pikë renditet në pozitën e 7-të, derisa Sileksi me 35 pikë mban pozitën e 5-të. Shkupi ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë në transfertë kundër Makedonija Gj.P., ndërkohë Sileksi në Kratovë do të mirëpret Vardarin.

Leave a Reply