LPFM, Java XXVI sjellë “El Clasicon” shqiptare

Java e 26-të në elitën e futbollit vendor sjellë me vete super derbin shqiptarë midis Shkëndijës dhe Renovës. Të dyja skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas disfatave minimale (1:0) ndaj rivalëve të tyre shkupjan, Vardarit dhe Rabotniçkit. Shkëndija pësoi disfatë në Shkup nga Rabotniçki, derisa Renova në Tetovë pas më shumë se 5 vitesh u dorëzua përballë Vardarit, skuadër kjo e cila do të ketë edhe një ndeshje tjetër të vështirë, kësaj rradhe kundër një skuadre shumë të papërshtatshme, siç është Pelisteri.

Shkupi pas disfatës së hidhur në Shtip ndaj Bregallnicës, do të mundohet të përmirësojë imazhin para tifozëve të vetë  në Çair përballë Sileksit, derisa Pobeda shpreson që kësaj rradhe të mos lëshojë pikë si vendas ndaj Rabotniçkit.

Ndeshja e fundit e kësaj jave, është ajo midis dy skuadrave të fundit në renditjen tabelare, Bregallnicës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Shtip dhe në të cilën skuadra vendase pas një kohe më të gjatë me fitore eventuale ndaj skuadrës shkupjane mund ti ik pozitës së fundit.

LPFM, Java XXVI

09.04. 16:00 Bregallnica Makedonija Gj.P.
09.04. 16:00 Pobeda Rabotniçki
09.04. 16:00 Shkëndija Renova
09.04. 16:00 Shkupi Sileksi
09.04. 16:00 Vardari Pelisteri

Leave a Reply