Ozil në shenjë respekti ndaj Mustafit vendos flamurin shqiptarë në profilin e tij (FOTO)

Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi janë dy miq shumë të mirë dhe kjo miqësi e tyre daton që moti, para se futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari të transferohej te Arsenali, njofton “infOSport.mk”.

Miqësia e tyre u krijua që nga koha kur që të dy këta super futbollistë luanin bashkë me përfaqësuesen e Gjermanisë, ndërsa tani kur që të dy janë pjesë e Arsenalit, miqësia e tyre është përforcuar edhe më shumë.

Mesfushori gjerman e ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet në stërvitje bashkë me mbrojtësin shqiptar nga Gostivari, i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm me skuadrën londineze.

“Gjithmonë një kundërshtar i vështirë në çdo seancë stërvitore. Shkodran Mustafi”, ka shkruar Ozil1.

Ndërsa në shenjë respekti ndaj Shkodran Mustafit, futbollisti me origjinë nga Turqia në profilin e tij në “facebook” përveç flamurit të Turqisë dhe atij të Gjermanisë ka vendosur edhe flamurin kombëtar shqiptar.

Leave a Reply