Ibraimi humbi penaltinë e parë me Shkëndijën (VIDEO)

Besart Ibraimi dje ndaj Rabotniçkit ka humbur penaltinë e parë me fanellën e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.  Bomberi kërçovarë me petkun e Shkëndijës gjatë këtyre dy sezoneve në Tetovë deri më tani ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, mirëpo fati nuk ishte edhe dje me të në ndeshjen ndaj “romantikëve”, në të cilën ndeshje humbi penaltinë  e tij të parë me fanellën e skuadrës tetovare.

Ishte kjo penaltia e dytë të cilën Ibraimi e kishte ekzekutuar në ndeshjet ndaj Rabotniçkit, pasi një gjë të tillë më parë kishte bërë në ndeshjen e 20 prillit të vitit 2016, kur kishte mposhtur portierin Shishkovski, i cili dje doli të mbetet i pamposhtur ndaj qendërsulmuesit të Shkëndijës.

Ishte kjo penaltia e 6-të që ekzekutoi Besart Ibraimi gjatë këtyre dy sezoneve me fanellën e Shkëndijës në ndeshjet kampionale, dhe e para që nuk ia doli të shënojë, pasi në 5 të tjerat sulmuesi kërçovarë gjithnjë kishte qenë i saktë.

Leave a Reply