Shkupi kthehet kokëulur nga Shtipi (VIDEO)

Shkupi ka pësuar një ndër disfatat më të rënda në përballjet ndaj Bregallnicës, skuadër kjo e cila me fitoren 3:0 sot ndaj “bardhekaltërve” nga Çairi shtoi shpresat për mbjetesë në elitën e futbolit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi dështoi në të gjitha aspektet gjatë 45 minutave të para, kur edhe vendasit e Bregallnicës shënuan të tre golat. Ishte Riste Naumov ai i cili hapi serinë  e golave në minutën e 16-të kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare, ndërsa rezultatin në 2:0 e ngriti kapiteni Goran Zdravkov me golin e realizuar nga pika e bardhë në minutën e 26-të.

Golin e tretë dhe  të fundit në këtë përballje e realizoi Riste Naumov një minutë para fundit të pjesës së parë, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Bregallnica 3, Shkupi 0.

Falë kësaj fitore Bregallnica tashmë arrinë në kuotën e 16 pikëve, duke shtuar në një farë mënyre shpresat për mbijetesë.

Skuadra nga Shtipi megjithatë vazhdon të mbetet në pozitën e fundit, derisa Shkupi edhe përkundër kësaj disfate qëndron jashtë zonës së rrezikut me 25 pikë, tre më shumë se Pobeda në pozitën e 8-të, që sot barazoi pa gola në përballjen ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Makedonija Gj.P.

Leave a Reply