Sulmuesi boshnjak Edin Xheko është futur në historinë e Romës, duke u bërë shënuesi më i mirë i klubit nga kryeqendra italiane brenda një sezoni.
Dy golat e fitores së djeshme kundër Empolit ishin historike, sepse boshnjaku në këtë mënyrë arriti në shifrën prej 33 golave këtë sezon, si asnjë “romak”në 90 vite histori.
Xheko në 30 ndeshje në Serie A ka realizuar 23 gola, 8 gola realizoi në kuadër të ndeshjeve në Liga Evropa dhe dy gola në kuadër të Kupës së Italisë.
Xheko kaloi futbollistët si Volk (sezoni 1930-1931), Manfredini (1960-61) dhe Toti, i cili 10 vjet më parë fitoi Këpucën e Artë të Europës.