Shkupit i mjafton Muarem Bajrami (FOTO+VIDEO)

Shkupi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitën e futbollit vendor. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu sot në Çair mposhtën Pelisterin me rezultatin minimal 1:0, duke iu falënderuar golit të shëuar nga ana e mesfushorit Muharem Bajrami në minutën e 21-të.

Bajrami nga ana e majtë ekzekutoi një goditje dënimi, duke kërkuar ndonjërin prej bashkëlojtarëve të tij për të kombinuar, mirëpo topi mashtroi portierin mysafir Pashovski, i cili nuk intervenoi mirë dhe u mundësoi vendasve të Shkupit ti gëzohen golit të parë dhe të vetëm në këtë përballje.

Edhe pse pritej një angazhim më i madh nga ana e futbollistëve të Pelisterit, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ishin sërish futbollistët e Shkupit ata që krijonin raste dhe ishin më afër golit, i cili megjithatë nuk erdhi dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Shkupit.

Në këtë ndeshje te skuadra “bardhekaltër” nga Çairi debutoi sulmuesi kamerunas me pasaportë franceze, Emanuel Mbella, që në disa raste rrezikoi portierin Pashovski. Ai luajti deri në minutën e 68-të dhe më pas u zëvendësua nga ana a Fatih  Ismailit, ndërsa për shkak të një lëndimi më serioz Dimitrija Lazarevski duheshe që të braktis fushën në minutën e 54-të.

 

Ishte kjo ndeshja e 5-të me rradhë në të cilën Shkupi nuk pëson disfatë, duke arritur edhe fitoren e dytë pas asaj ndaj Renovës.

Me këto tre pikë Shkupi arriti në kuotën e 25 pikëve, duke krijuar një diferencë prej 4 pikësh ndaj skuadrës së Pobedës në pozitën e 8-të që sot barazoi ndaj Bregallnicës.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply