Roxher Federer ka vazhduar shkëlqimin e tij duke u shpallur kampion në turneun “Masters” në Majami. Në finalen e madhe zvicerani mundi rivalin e tij të madh, Rafael Nadal në dy sete me rezultatin 6:3, 6:4.
Ishte kjo ndeshja numër 37-të mes dy tenistëve të mëdhenj botëror, në të cilën Federer regjistroi fitoren e katërt me rradhë dhe gjithej të 14-tën ndaj tenistit spanjoll.
Megjithatë Rafael Nadal vazhdon të ketë epërsi ndaj Federer, duke mbetur në shifrën prej 23 fitoreve përballë bartësit të 18-titujve nga “Grand Slam” turnetë.
Ndryshe për Federer është ky titulli i tretë i fituar në kuadër të turneut në Majami dhe i pari pas vitit 2006, kur zvicerani kishte qenë për herë të fundit në finale të këtij turneu.
Federer rrëmbeu trofeun e tij të 26-të në kuadër të “Masters” turneve, duke arritur në shifrën prej gjithsej 91 titujve në karrierë.
Më shumë tituj se Federer në kuadër të turneve Masters kanë vetëm rekordmeni, Novak Djokoviç (30 tituj) dhe Rafael Nadal (28 tituj).
Është kjo hera e dytë në karrierën e Federer (herën e parë e kishte arritur në vitin 2006) që brenda një sezoni arrin të triumfojë në kuadër të tre turneve më të mëdha të tenisit në botë, atë të Australian Open, Indiana Uells dhe në Majami.