Vazdhon telenovela mes Xhiani De Biazit dhe Taulant Xhakës. Si duket mes tyre se nuk do të ketë “paqe”, pasi deklaratat herë nga njëra anë, e herë nga tjetra anë nëpër media nuk po dinë të ndalojnë.
Edhe pse mes tyre kishte hyrë edhe babai i Taulantit, Ragip Xhaka, me shpresë se do i jep fund “luftës së ftohtë” mes tyre, si duket ai nuk ja ka arritur qëllimit.
Deklaratës së De Biasit në emisionin “Opinion” në TV Klan se Xhaka erdhi te Shqipëria se nuk e mori Zvicra, përmes një deklaratë dhënë “panorama-sport” i është përgjigjur edhe vetë Taulanti.
“Është gënjeshtër! Të kisha pritur edhe një vit do të kishte qenë tjetër situatë ndoshta. Megjithatë, unë gjithmonë kam dëshiruar të luaj për Shqipërinë me zemër dhe me shpirt, pasi jam shqiptar! Babanë dhe gjyshin i kam shqiptar, kurse ai është italian e s’ka aspak gjak shqiptari!”, – ka deklaruar pët “Panorama Sport” mesfushori kosovar i Bazelit.