Treshja e arbitrave, Shqipëri-Bosnje, ndanë drejtësinë në ndeshjen Shkupi-Pelisteri

Një ndër ndeshjet më interesante të javës së  24-të në elitën e futbollit vendor, pa dyshim se është ajo midis Shkupit dhe Pelisterit që do të zhvillohet në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Dhe duke pasur parasysh një gjë të tillë komisioni i arbitrëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që për këtë ndeshje të angazhojë treshen e arbitrave me licencë ndërkombëtare, Dimitar Meçkarovski, Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski.

Po kjo treshe të martën (28 mars) ndau drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri – Bosnje e Hercegovinë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Pelisterit zhvillohet të dielën me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply