Pasi u shpall kampion Europe në kërcim për së gjati duke ngritur flamurin kuqezi midis Beogradit, Izmir Smajlaj nderohet mga Shteti Shqiptar me titullin e lartë “MJESHTËR I MADH”.
Smajlaj këtë çmim e pranoi gjatë ditës së sotme nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani.
Ky vlerësim erdhi për shkak të arritjes së madhe që Smajlaj bëri në Kampionatin Europian të Atletikës, teksa u shpall edhe kampion duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Ky titull i lartë i’u dha shkodranit në ambjentet e presidencës në një ceremoni zyrtare të organizuar enkas për të.