Lideri aktual në elitën e futsalit në Maqedoni, Futsal Shkupi është pajisur me fanella të reja, të cilat janë të ngjashme me fanellat e ekipit të parë të F.C Shkupit në futboll të madh.
Fanellat e reja janë të dizajnuara me ngjyrat e zakonshme të Shkupit, “bardhekaltër”. Te njëri set sundon ngjyra e bardhë, ndërsa te tjetri ajo e kaltërta, me të cilat Futsal Shkupi do ti zhvillojë ndeshjet si vendas.
Rikujtojmë këtë edicion në elitën e futsalit vendor, Shkupi nuk dinë për disfatë. Ata në 18 ndeshje kanë regjistruar 17 fitore dhe vetëm një barazim, duke kryesuar tabelën e klasifikimit me 52 pikë, 3 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Velesi.
Ndeshjen e parë të rrethit të tretë të garave Shkupi do ta nis kundër skuadrës kumanovare, Ilirët, të cilët ndodhen në pozitën e fundit. Kjo ndeshje në program është me datë 15 prill, ndërkohë vetëm tre ditë më pas skuadra “bardhekaltër” nga Çairi si nikoqir do të mirëpret ekipin e SEE Universitetit nga Tetova në ndeshjen çerekfinale të Kupës.