Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur ta rikthej legjendën e këtij klubi, Raul Gonzalez në gjirin e tij të vjetër.
Raul Gonzales sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, do t’i bashkohet kryesisë së skuadrës “mbretërore”.
Raúl është futbollisti që ka zhvilluar më shumë ndeshje me fanellën e Real Madridit dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit nga “Santiago Bernabeu” pas Kristiano Ronaldos.