Mbrojtësi i Juventusit, braziliani Dani Alvesh njihet si një ndër futbollistët që në brendinë e tij ka shumë humor.
Ai përveç që karakteristikat e tija humoristike i shpalos ndaj bashkëlojtarëve të tij te Juventusi gjatë seancave stërvitore, apo edhe jashtë tyre, ai tashmë ka filluar që një gjë të tillë të praktikojë edhe me gazetarët italian.
Braziliani u shndërrua në protagonist kryesor nëpër rrjetet sociale me gjestin e tij të fundit, kur vendosi të tremb një gazetar i cili po raportonte një nga stërvitjet e skuadrës kampione në prag të ndeshjes derbi të së dielës kundër Napolit.
Për më tepër ndiqeni video materialin e mëposhtëm: