Bajerni, 100 mln euro për futbollistin e Atl.Madridit

Pasi Bajerni i Munihut është duke ecur sigurtë drejt titullit të rradhës kampion në Gjermani, drejtuesit e kësaj skuadre me plotë të drejtë që tani kanë vendosur të mendojnë për merkaton e verës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, “bavarezët” i kanë vënë syrin belgut të Atletiko Madridit, Janik Fereira Karasko, transmeton “infOSport.mk”.

Belgu po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin e Atletiko Madridit, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij bindëse kanë zgjuar interesimin e strategut të Bajernit të Munihut, Karlo Ançeloti.

Ky i fundit e pëlqen shumë futbollistin e Atletiko Madridit, ndërsa për t’ia plotësuar këtë dëshirë strategut të tyre, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë janë të gatshëm të paguajnë plot 100 milion euro,  shifër kjo që qëndron në marrëveshjen e futbollistit 23-vjeçar në rast largimi nga “Visente Kallderon”.

Leave a Reply