Ançeloti sjellë te Bajerni yllin e Realit

Karlo Ançeloti është i gatshëm për të sjellë në “Alianc Arena” yllin kolumbian, Xhejms Rodrigez.

Një gjë të tillë pohojnë mediat gjermane, sipas të cilave futbollisti aktual i Realit të Madridit preferon Budesligën para ligave tjera evropiane, përcjellë “infOSport.mk”.

Drejtuesit e Bajernit shpresojnë se në këtë rast një rol të rëndësishëm do të ketë edhe miqësia e mirë e trajnerit të tyre Ançeloti me vët Rodrigez, për shërbimet e të cilit janë të interesuara edhe skuadra tjera me renome, si Paris Sen Zhermeni, Çelzi dhe Interi.

Shuma e transferimit të Xhejms Rodrigez në tregun e futbollit evropian kap shifrën prej 60 milion euro, një shifër kjo e kapshme për gjithë këto skuadra të lartëpërmendura.

Leave a Reply