Brazili edhe zyrtarisht është kombëtarja e parë që ka siguruar një vend për në Botërorin e ardhshëm, “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë e tillë u bë fakt sot në orët e para të mengjesit, pas fitores 3:0 të “kariokëve” ndaj Paraguait.
Falë kësaj fitore Brazili ka grumbulluar 33 pikë, duke pësuar vetëm një disfatë në 14 ndeshje.
Ata humbën në përballjen e parë ndaj Kilit, mirëpo më pas në 13 ndeshjet e rradhës regjistruan 10 fitore dhe 3 barazime.
Filipe Kutinjo kaloi në epërsi Brazilin me golin e shënuar në minutën e 34-të, që më pas në skenë të dalë Nejmar me golin e realizuar në minutën e 64-të, edhe pse i njëjti në minutën e 53-të mund të shënonte edhe një gol tjetër në rast se ishte i saktë nga pika e bardhë.
Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Brazili 3, Paraguaji 0 e vendosi “madrileni”, Marselo me golin e realizuar 4 minuta para fundit të takimit.
Paraguaji pas kësaj disfate me 18 pikë të tubuara renditet në pozitën e 8-të.