Sekretari i Federatës shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka thënë se futbollisti kosovar i Bazelit, Taulant Xhaka i ka dyert e hapura çdoherë te Kombëtarja shqiptare.
“Xhaka? Ndoshta kjo është më shumë mediatike. Pakënaqësi e futbollistit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më”, – u shpreh Shulku.
Kujtojmë që mesfushori kosovar menjëherë pas ndeshjes me Italinë, ku “kuqezinjtë” pësuan disfatë me rezultatin 2:0, braktisi Kombëtaren shqiptare pasi seleksionuesi Xhani de Biasi nuk e aktivizoi atë fare në ndeshjen në Palermo.