Tifo grupi i njohur “Plisat” në takimin e djeshëm midis Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës hapën një pankartë, përmes së cilës kritikuan tifo-grupin “Dardanët”, teksa shkruanin: “Nuk ka këshillë më të keqe, nga ajo që shtyn njeriun të mohojë Kombin e vet”.
Kujtojmë që në takimin mes Kosovës dhe Islandës që u luajt në “Loro Boriçi”, Dardanët shpalosën një banderolë në të cilën shkruanin “Kosova është Kosovë”.
Megjithatë dje ky tifo-grup morri një përgjigje nga “Plisat” e Prishtinës të cilët kritikuan ashpër banderolën e tyre të shfaqur në ndeshjen e së premtes në ndeshjen eliminatore ndaj islandezëve, ku Kosova pësoi disfatë minimale, 1:2.
Ultrasit e zjarrtë nga Prishtina “Plisat”, nuk mungojnë në asnjë përballje për të mbështetur Kombëtaren, ndërsa një gjë të tillë bënë edhe në Palermo në ndeshjen ndaj Italisë, ndërsa gjithashtu edhe në miqësoren ndaj Bosnje e Hercegovinës të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në “Elbasan Arena”.