Xhani De Biazi është në qendër të kritikave pasi kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë prej katër ndeshjes, duke koleksionuar katër humbje. Të gjithë analistët e futbollit janë shprehur se tashmë cikli i teknikut italian ka përfunduar. Pas ndeshjes me Bosnjën, De Biazi ishte i irrituar me situatën e krijuar pasi sipas tij të gjithë i janë vënë kundër. Megjithatë në një intervistë më të detajuar mund ta dëgjoni sonte De Biazin në emisionin “Opinion” në Tv-Klan që drejtohet nga Blendi Fevziu. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare FSHF njoftonte:
” GIANNI DE BIASI, traineri i skuadres kombetare sonte ne mbremje ne studion e “OPINION” perballe gazetarit Blendi Fevziu ne oren 22.00! Nje rrefim per klimen qe po mbizoteron aktualisht ne skuadren kombetare te futbollit!”