Albian Ajeti edhe zyrtarisht është futbollist i St. Gallenit

Albian Ajeti edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës së Sent Gallen, njofton “infOSport.mk”. Ajeti ka firmosur kontratë 4-vjeçare me Sent Gallenin, për shërbimet e të cilit drejtuesit e skuadrës zvicerane kanë paguar një shumë prej 1 milion frangash.

Sulmuesi shqiptar që po shkëlqen këtë sezon në Zvicër ka bindur të gjithë për aftësitë e tij, e në veçanti drejtuesit e klubit zviceran, të cilët kanë blerë përfundimisht kartonin e Ajetit nga Augsburgu, te e cila skuadër sulmuesi shqiptarë ishte transferuar në merkaton e verës.

Mirëpo pasi te Augsburgu nuk arriti që të gjejë hapësirën e duhur, Ajeti vendosi të rikthehej në Zvicër, te skuadra e Sent Gallen, ku tashmë është shndërruar në sulmuesin kryesor.

Ai në 19 ndeshje të këtij edicioni ka shënuar 9 gola, më shumë se të gjithë të tjerët te Sent Galleni.

Leave a Reply