Edin Xheko nuk di të ndalet. Ai zanatin e tij që po e kryen shumë mirë në “Serie A” me golat e shënuar me fanellën e Romës, po e aprovon edhe me kombëtaren boshnjake, për të cilën në ndeshjen e tij të 84-të arriti që të shënojë golin e tij të 50-të, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo një shifër jubilare për super Edin Xhekon, i cili këtë shifër e arriti pikërisht ndaj kombëtares shqiptare.
“Është gjithmonë mirë të shënoshë, ky është goli i 50-ti me fanellën e kombëtares. Jam shumë i lumtur që fituam, e në veçanti që luajtëm me disa futbollistë të rinj” – tha Edin Xheko pas përfundimit të ndeshjes kundër Shqipërisë.