Toti si sot para 24 viteve filloi të shkruajë historinë

Në ditën e sotme, saktësisht para 24 viteve, legjenda “romake”, Françesko Toti kishte debutuar me fanellën e Romës, njofton “infOSport.mk”.

Që nga ajo ditë e 28 marsit të vitit 1993, Toti u bë një ikonë e futbollit të skuadrës romake, por edhe e gjithë botës së futbollit.

Toti është një ndër futbollistët e rrallë i cili gjithë karrierën e tij e ka kaluar në një klub të vetëm.

“Princi i Romës” siç e quajnë në Itali pas vetes do të lë një karrierë të bujshme, ku ka zhvilluar plotë 700 ndeshje, ndërsa gjithashtu ka shënuar 250 gola.

Toti kishte debutuar në ndeshjen ndaj Breshës si 16-vjeçar, kur morri besimin e trajnerit Vujadin Boshkov.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply