Kombëtarja e Suedisë mundi Portugalinë me rezultatin 3:2, në një ndeshje në të cilën pjesa e parë foli në anën e “luzitanëve” që avansuan me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Në qendër të vëmendjes ishte futbollisti më i mirë në Botë për vitin 2016-të, Kristiano Ronaldo, i cili para të pranishmëve në stadiumin “Funshall” prezantoi Kupën e fituar në Evropianin e Francës, ndërsa përveç kësaj ai u kurorëzua edhe me “Medaljen e Artë” nga ishulli i Madeiras.
Ishte pikërisht Ronaldo ai i cili hapi serinë e golave në këtë ndeshje në minutën e 18-të, ndërsa në minutën e 34-të, Grankvist bëri që Portugalia në pushim të shkoj me dy gola epërsi.
Dhe kur të gjithë prisnin që Portugalia të shënojë edhe një fitore tjetër me liderin e tyre Kristiano Ronaldo, Klaeson në minutën e 57-të shënoi golin e parë për Suedinë, shkruan “infOSport.mk”.
Vetëm një minutë më pas trajneri portugez vendosi që të largoj nga loja Ronaldon, që ndoshta ishte edhe momenti kyç i kthesës në këtë përballje, pasi suedezët arritën që të shënojnë edhe dy gola të tjerë, sërish me autorë Klaesen, ndërsa golin e fitores për skandinavët e realizoi portugezi Zhoao Kanselo në minutën e 94-të, duke shënuar në rrjetën e gabuar.