Shpresave të Maqedonisë u ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga ana e sulmuesit të ri të Shkëndijës, Marjan Radeski për të mundur Bullgarinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje njëherit përfaqësueses shpresa të Maqedonisë do ti shërbejë si provë gjenerale para Evropianit në Poloni që starton në qershor të këtij viti.
Trajneri Bobi Milevski gjatë pjesës së parë në fushë zbriti formacionin më të mirë, që më pas në pjesën e dytë të ju jep rastin edhe futbollistëve të tjerë, tek të cilët do të llogarisë për në eveimentin e madh që i pret ata në Poloni.
Ndryshe golin e vetëm në këtë përballje Radeski e realizoi në minutën e 42-të kur mjaft mirë u gjind para mbrojtësve bullgar, që nuk arritën ta mbulojnë mirë, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi sulmuesi i skuadrës tetovare që shënoi për 1:0, shkruan “infOSport.mk”.
Rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin në pjesën e dytë e pati Petar Petkovski, mirëpo futbollisti i Vardarit nuk ishte i saktë nga penaltia, ashtu që ndeshja u mbyll me fitoren minimale të të përzgjehdurve të trajnerit Milevski, edhe pse fare në fund një goditje nga disatnca e futbollistëve bullgarë shumë lehtë mund të ndodhte që të përfundonte në rrjetën e Shishkovski.
Foto: ffm.mk