A do largohet Bunjaku nga përfaqësuesja e Kosovës?

Albert Bunjaki nuk i merr afër zemrës kritikat pas humbjes nga Islanda. Ai nuk e mendon largimin derisa thotë se po e ndërton një ekip të fortë për të ardhmen.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka folur për kritikat që ka marrë pas humbje nga Islanda 1:2, e cila ishte e katërta më radhë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Por, Bunjaki nuk shqetësohet shumë, pasi thotë se ka një skuadër të re, e cila po rritet ndeshje pas ndeshje.

“Profesioni që unë e kam, ka kritika ka lëvdata. Kritikohesh nga trajner por edhe lavdërohesh. Është normale sepse jemi në atë fazën e parë që ne kemi filluar me krijua lojë dhe identitet të lojës”, tha fillimisht Bunjaki gjatë një interviste për Indeksonline.

“Për gjashtë muaj, kemi arrit me kriju një kombëtare që është një arrë e fortë edhe për kombëtaret që kanë qenë në kampionatin evropian. Qëllimi ynë, për kampionatin botëror është vetëm për krijim të ekipit. Por kemi pasur edhe ngritje në ranglistën e FIFA-s”.

Leave a Reply