Futbolli po ndryshon! Sonte Spanja mundi Francën me rezultatin 2:0 në miqësoren e zhvilluar në “Stad de France”, njofton “infOSport.mk”.
Për herë të parë në historinë e futbollit, në mënyrë eksperimentale një arbitër plotësisht jashtë stadiumit, kishte të drejtë që ti jep këshilla arbitrit kryesor të ndeshjes, këshilla këto që në fund ndikuan drejtpërdrejtë edhe në rezultatin përfundimtarë të takimit, pasi pa ndërhyrjen e video përsëritjeve, ndeshja mund të ishte mbyllur me barazimin 1:1.
Arbitri kryesor i takimit pranoi golin e Antuan Griezman në minutën e 48-të, mirëpo pas konsultimeve të bëra ai me të drejtë anuloi të njëjtin, shkruan “infOSport.mk”.
Në minutën e 77-të arbitri kryesor tregoi pozitë jashtëloje dhe nuk pranoi golin e spanjollit Zherard Deulofeu, mirëpo pas konsultimit me arbitrin jashtë stadiumit, ai tregoi në qendër, duke pranuar golin e futbollistit të Milanit, i cili në ato momente ngriti epërsinë e “iberikëve” në 2:0, pasi paraprakisht në minutën e 68-të nga pika e bardhë kishte shënuar David Silva.