Milani bënë një super goditje (FOTO)

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Sead Kollashinac ka arritur marrëveshje me Milanin, te e cila skuadër do të transferohet që në fillimin e merkatos së verës.

Ishte “mediaset” i pari që transmetoi këtë lajm, një portal ky që është në pronësi të presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni. Sipas tyre madje “rossonerët” kanë arritur edhe marrëveshje me futbollistin boshnjak, që aktualisht luan te skuadra e njohur gjermane e Shalke 04.

Gjithnjë sipas “Mediaset” drejtori sportiv i Milanit, Marko Fasone ishte në Gjermani ku ka negociuar rreth kushteve të futbollistit të kombëtares së Bosnje e Hhercegovinës.

Kontrata e Kollashinac me Shalken përfundon këtë verë, ndërsa përveç Milanit në garë për shërbimet e mbrojtësit boshnjak ishin edhe Roma dhe Juventus, si dhe disa nga skuadrat e mëdha angleze.

 

 

Leave a Reply