Lutfi Bilali vazhdon karrierën në Finlandë

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, Lutfi Bilali karrierrën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Finlandë, te skuadra e FC Haka që garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptarë përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”, ku falënderon të gjithë ata që patën besim tek ai dhe kualitetet që posedon ky talent.

Bilali së fundmi ishte pjesë e Vëllazërimit në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ndërkohë gjatë karrierës së tij në vendin tonë ai ka veshur edhe fanellat e skuadrave, si: Gostivari, Sileksi, Pelisteri dhe Metalurgu.

Për 24-vjeçarin Bilali , është kjo hera e dytë që do të luajë jashtë Maqedonisë, pasi ai si 20-vjeçar ishte transferuar në Slloveni te skuadra e Interblok, që më pas të luaj edhe te skuadra e Celjes, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshjet në Ligën e Dytë Finlandeze startojnë me 29 prill, ndërsa Haka shpreson se shumë shpejtë do të rikthehet në mesin e skuadrave më të mira në Finlandë. Ndeshjen e parë Haka do ta zhvillojë në shtëpi ndaj skuadrës së Honka, ku shpresojmë se edhe Bilali do të bëjë debutimin e tij zyrtarë me fanellën e skuadrës së tij të re.

Leave a Reply