Të dielën në Shkup, më saktësisht në stadiumin e Çairit u zhvillua turneu kualifikues për turneun ndërkombëtar “CHAMPIONS TROPHY 2017” i cili në qershor do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë.
Fitues i këtij turneu të moshave deri 9-vjeç, që ishte i pari i zhvilluar në Shkup, doli skuadra e Fortuna 2009 nga Hasanbegu.
Këta të fundit në finalen e madhe mundën skuadrën e Albarsas me rezultatin 2:0, ndërkohë në ndeshjen për vendin e tretë Saraji pas ekzekutimit të penaltive rezultoi të jetë më i mirë se skuadra e Skupit.
Fituesi i këtij turneu ka marrë të drejtën që të merë pjesë në turneun final “CHAMPIONS TROPHY 2017” në Vjenë.
Organizator i turneut ishte “Ramadani Soccer Academy & Management”, me seli në Vjenë.
Rezultatet nga përbllajet kryesore të turneut: |
Vendi i tretë |
Saraji – Skupi 0:0 (penalti 2:1) |
Finale |
Fortuna 2009 – Albarsa 2:0 |