Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhiani De Biasi ka sulmuar edhe një herë mesfushorin kosovar të Bazelit, Taulant Xhaka
Pasi ky i fundit përmes një shkrimi që u publikua nga “Top-Channel” tregoi arsyet e tij pse nuk është i kënaqur me teknikun italian, ka ardhur edhe reagimi i strategut italian.
“Pasi nuk ka luajtur ndaj Italisë, Xhaka më ka dërguar një mesazh ku më thoshte se po kthehej në Bazel për tu stërvitur atje. I thash në rregull, pasi ai nuk është shenjtorë, as Maradona dhe Pele. Në Shqipëri të gjithë janë të barabartë”, u shpreh De Biasi.
“Veprimi i Taulantit nuk më erdhi i papritur, pasi ai ka bërë gjeste të pahijshme edhe në evropian për shkak se ishte zëvendësues.”
Mëtej De Biasi ka zbuluar edhe arsyet pse ai nuk e aktivizoi mesfushorin në ndeshjen kundër Italisë.
“Nuk ishte në planet e mija për këtë lojë pasi kisha plane të tjera taktike. A ka Xhaka të ardhme te Shqipëria? Kjo pyetje është për të dhe jo për mua.”