Arbitrat kosovarë me fat për Turqinë

Kombëtarja e Turqisë ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në miqësoren ndaj Moldavisë, ndeshje kjo që u drejtua nga treshja e arbitrëve kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Që të tre u treguan me fat për kombëtaren turke, ndërsa ishte kjo ndeshja e parë ndërkombëtare e drejtuar nga arbitrat kosovarë, që nga pranimi me të drejta të plota në FIFA e UEFA.

Ndryshe autorë të golave në këtë miqësore për kombëtaren turke ishin Emre Mur, Ahmet Jilmaz Xhalik dhe Xhengiz Under.

 

Leave a Reply