Xhak Uilsher dëshiron të transferohet te Milani gjatë verës, pohon “Daily Mail”. Ky është qëllimi i mesfushorit anglez, në rast se Arsen Venger mbetet në krye të Arsenalit edhe sezonin tjetër, përcjellë “infOSport.mk”.
Uilsher aktualisht po luan te ekipi i Burnmaut i huazuar nga rradhët e Arsenalit, me të cilën skuadër ka kontratë edhe për një vit tjetër.
Futbollisti anglez i cili merr një pagë javore prej 90 mijë sterlina nuk është duke kaluar momente të mira në karrierën e tij, ahstu që ai dëshiron ndryshime.
Përveç Milanit, për shërbimet e Uilsher interesohen edhe Uatfordi, Kristal Palasi, Roma dhe Benfika.