Sebastian Fetel me skiderinë e Ferrarit ka arritur që të triumfojë garën hapëse të sezonit të ri të Formula 1, “Australian Grand Prix” duke i’a dalë që të mund Luis Hamiltonin me skuderinë e Mercedes.
Fettel e nisi garën pas Hamiltonit, por arriti ta parakalojë në xhiron e 24-të nga 57 xhiro që ka cirkuiti i Melburnit.
Hamilton, i cili bëri një ndalesë në xhiron e 18-të për të ndërruar gomat, u pengua edhe nga ngasësi i Rred Bull, Maks Verstappen, që njëherit ishte edhe momenti kryesor i garës së sotme.
Shoku i skuadrës së Hamilton, Valteri Botas u rendit i treti, ndërkohë Kimi Raikonen në fund u ndal në pozitën e katërt.
Në vendin e pestë në garën e sotshme të Melburnit u rendit Maks Verstapen, ndërsa TOP 10-shin e mbyllën Serhio Peres, Karlos Sajnc, Daniel Kvajt dhe Esteban Okon.
Vlen të theksohet se Ferrari nuk fitonte një garë që nga “Singapore Grand Prix”, më 20 shtator të vitit 2015.