I inkuadruar në lojë në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundër Luksemburgut, francezi, Kilian Mbape vendosi një rekord të ri te kombëtarja e Francës.
Ai sonte doli të jetë futbollisti më i ri francez që ka debutuar me fanellën e kombëtares gjatë shekullit XXI.
Mbape debutoi me 18 vjet, 3 muaj dhe 5 ditë, duke thyer rekordin që deri më tani mbante sulmuesi aktual i Realit të Madridit, Karim Benzema, i cili me fanellën e kombëtares franceze kishte debutuar me 19 vjet, 3 muaj dhe 9 ditë.
Ndryshe futbollisti më i ri që ka debutuar ndonjëherë me Francën mbetet Marian Vishnievski, i cili në vitin 1955 kishte debutuar me 18 vjet, 2 muaj dhe 2 ditë.