Super lajm për Arijan Ademin, brenda këtij viti i kthehet futbollit

Lajme të mira vijnë për futbollistin shqiptarë, Arijan Ademi. Futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe njëherit anëtarë i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll për 5 muaj do të kthehet në fushat e futbollit, kanë kofirmuar nga skuadra e Dinamos, njofton “infOSport.mk”.

Gjykata sportive e arbitrazhit në Lozanë (CAS) ka vendosur që të reduktojë dënimin e tij fillestar prej katër vitesh pezullim nga futbolli, të cilin e kishte urdhëruar Komisionin disiplinor pranë UEFA-s.

Në këtë mënyrë Ademi mund të luaj sërish futboll që nga shtatori i këtij viti.

Rikujtojmë futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova rezultoi pozitiv në testin anti doping gjatë kontrollimeve të bëra  pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian në shtatorin e vitit 2015-të.

Edhe pse Ademi pretendonte se nuk kishte marrë asgjë që kishte të bëjë me doping, gjykata nuk mendonte ashtu dhe vendosi ta dënojë atë.

Dinamo, Ademi dhe avokatët e tij tre herë kishin dërguar mostër nga tabletat e diskutueshme për analizë dhe që në të trija rastet laboratorët kishin konfirmuar se mostra është e kontaminuar dhe se Ademi nuk është fajtor, shkruan “infOSport.mk”.

Pas gjithë kësaj Dinamo po shpresonte që Ademi do lirohej nga këto akuza dhe se menjëherë do të fillojë me stërvitje, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Majin e vitit të kaluar UEFA sërish konfirmoi vendimin fillestar, duke bërë që Dinamo Zagrebi të dërgojë ankesë deri te CAS, gjykatë kjo e cila pas ekspertizave të reja vendosi që t’ia ul dënimin futbollistit shqiptarë.

Vendimi i Gjykatës priteshe të ndodh që në tetorin e vitit të kaluar, por e njëjta u shty për disa herë.

Ademi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Dinamo Zagrebit e kishte zhvilluar me 03 tetor të vitit 2015 kundër Inter Zapreshiq. Futbollisti shqiptarë në atë ndeshje u inkuadrua në lojë si zëvendësim në minutën e 64-të, ndërsa vetëm disa ditë më vonë ai morri lajmin shokues, shkruan “infOSport.mk”.

Gjatë kohëzgjatjes së pezullimit, Ademit nuk i ishte lejuar të merret fare me ndonjë aktivitet sportiv me Dinamon, duke i pamundësuar atij edhe stërvitjen me ekipin e parë.

Mirëpo për të mbajtur formën e tij, Ademi stërvitej në mënyrë individuale, duke lozur edhe futboll në palestër.

25-vjeçari Arijan Ademi me Dinamo Zagrebin është i lidhur deri me 15 qershor të vitit 2020, ndërsa rikujtojmë se me 09 tetor të vitit 2014 ai debutoi për herë të parë edhe me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën deri më tani ka regjistruar 4 ndeshje dhe  një gol.

Ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Maqedonisë, Ademi e kishte zhvilluar me 14 qershor të vitit 2015 në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2016-të në Francë kundër Sllovakisë, në të cilën ndeshje Maqedonia kishte pësuar disfatë me rezultatin 2:1, ndërsa pikërisht Ademi kishte qenë autor i atihk goli.

Leave a Reply