Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka kanë braktisur kombëtaren shqiptare. Lajmi i bujshëm vjen nga “telegrafi.com”, që citon burime pranë futbollistëve.
De Biazi nuk i hodhi në fushë asnjë minutë në Itali, edhe pse bëhet fjalë për lojtarë me emër e CV të pasur, ndërkohë që Xhaka është titullar i paprekshëm te Bazeli.
Burime të Telegrafit pranë kombëtares tregojnë se Abrashi dhe Xhaka janë larguar nga kuqezinjtë dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës. Të dy lojtarët janë të revoltuar me trajnerin italian dhe kjo ka bërë që ata ta braktisin Shqipërinë. Mbetet të shihet nëse Abrashi dhe Xhaka do të grumbullohen pas këtij veprimi, por me siguri gjithçka ka marrë fund me De Biazin.