Futbollisti shqiptarë nga Maqedonia, Ezgjan Alioski, i cili aktualisht luan me ekipin e Luganos në elitën e futbollit zviceran, shumë lehtë mund të ndodhë që karrierën e tij ta vazhdojë në “Serie A”, te skuadra e Atalantas.
Këta të fundit një kohë më të gjatë kanë përcjellë nga afër futbollistin me origjinë nga Prilepi, i cili po shkëlqen me Luganon e tij në Zvicër.
Falë paraqitjeve të mira, ai zuri një vend edhe në përfaqsuesen e Maqedonisë, për të cilën nuk luajti mbrëmë shkaku i kartonëve, mirëpo ai do të jetë pjesë e saj në ndeshjen e së martës në miqësoren kundër Bjellorusisë.
Ezgjani ka shpërhyer këtë edicion me fanellën e Luganos, duke realizuar 10 gola në 24 paraqitje, ndërsa kohë më parë atij i është bashkëngjitur edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, me të cilin kanë një miqësi shumë të mirë.