Ndoshta nuk e ka pritur askush, por ja që sonte ndodhi, Holanda e “famshme” humbi ndaj një Bullgarie modeste, e cila me fitoren e sontshme ndaj skuadrës “tulipane” shtoi shpresat për një kualifikim të mundshëm në Botërorin “Rusia 2018” në grupin “A”.
Bullgarët sonte mundën Holandën në Sofje me reuzltatin 2:0 falë dopietës së Delev, duke thelluar në këtë mënyrë krizën e një skuadre të madhe siç është, apo më mirë thënë siç ka qenë Holanda, pasi realisht atë Holandë që jemi mësuar ta shohim vite më parë, tashmë thuajse nuk ekziston.
Sa u përket ndeshjeve tjera eliminatore të mbrëmjes, një tjetër rezultat që ndoshta nuk pritej, ishte ai nga grupi “H”, midis Belgjikës dhe Greqisë, me këta të fundit që morrën një barazim të artë në transfertën e vështirë.
Ndeshjet eliminatore nga Botërori “Rusi 2018” | ||
Andora | 0 – 0 | Ishujt Faroe |
Bosna e Hercegovina | 5 – 0 | Gjibraltari |
Qipro | 0 – 0 | Estonia |
Suedia | 4 – 0 | Bjelorusia |
Zvicra | 1 – 0 | Letonia |
Belgjika | 1 – 1 | Greqia |
Bullgaria | 2 – 0 | Holanda |
Luksemburgu | 1 – 3 | Franca |
Portugalia | 3 – 0 | Hungaria |