Angellovski, fituam me meritë, shpresojë të vazhdojmë kështu

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski është ndarë i kënaqur pas fitores ndaj Lihtenshtejnit, ndaj së cilës kombëtare Maqedonia shënoi fitore të pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e parë në këtë cikël eliminator, i vlefshëm për Botërorin e vitit 2018 që do të mbahet në Rusi si dhe fitorja e parë në një ndeshje zyrtare në transfertë që nga viti 2010.

“Me meritë aritëm fitore. Ishim më të mirë dhe arritëm ti marrim tre pikët. Më vjen mirë për futbollistët, pasi që neve merituam pikë edhe në ndeshjet e kaluara, mirëpo ja që tani i fituam. Tanimë shpresojmë që do të pasojnë ndeshje edhe më të mira. Mendojë se Maqedoninë do ta kthejmë në pozita shumë më të mira në futbollin evropian” – tha Angellovski.

Testin e rradhës Maqedonia do ta ketë të martën në Shkup ndaj Bjellorusisë. Do të jetë kjo ndeshje miqësore, në të cilën Angellovski do të ju jep rastin të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion, përfshirë këtu edhe sulmuesin, Muzafer Ejupi, i cili mbrëmë nuk pati rastin që të debutojë me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë.

 

Leave a Reply