Trajneri i kombëtares së Italisë, Xhampiero Ventura fitoren ndaj Shqipërisë e ka cilësuar si plotësisht të merituar, duke pohuar “kuqezinjtë” sonte në Palermo kishin bërë shumë pak për të rrezikuar suksesin e “axurrëve”.
“Në fillim kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Bufon. Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte një hap i vogël para dhe ekzistojnë kushtet për të bërë mirë”, tha Ventura.
Italia mundi Shqipërinë me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga De Rosi dhe Immobile, me ç’rast vazhdon të mbajë hapin me Spanjën e vendit të parë në grupin “G”. Që të dyja këto kombëtaret kanë nga 13 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve, duke mos lëvizuar fare nga pozita e katërt.