Shtëpia Evropiane e futbollit, UEFA, ka dënuar skuadrën e Barcelonës me shumën prej 19,000 euro, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione në fuqi e Spanjës u dënua për shkak që tifozët e saj kishin hyrë në fushë për të festuar golin e Robertos ndaj Paris Sen Zhermenit, falë të cilit Barcelona e shënoi golin e 6-të, atë artë ndaj francezëve, duke u kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
UEFA ka njoftuar gjithashtu se në këtë dënim ka përfshirë edhe pesë kartona të verdhë që kanë marrë futbollistët e Barcelonës atë mbrëmje.
Rikujtojmë me kartonë të verdhë në ndeshjen e 8 marsit të zhvilluar në “Kamp Nou” te Barcelona u ndëshkuan Pike, Buskets, Rakitiç, Nejmar dhe Suarez.