Palermo pushtohet nga shqiptarët (FOTO)

Mbrëmjen e sotme, Italia e pret Shqipërinë në Palermo për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të grupit “G”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe pse deri në fillimin e ndeshjes ka edhe më shumë se 4 orë, qyteti i Palermos është vërshuar që tani nga tifozët “kuq e zi”, të cilët me shumë gjasa edhe sonte do të jenë në numër të madh në stadiumin “Renzo Barbera” për të përkrahur kombëtaren shqiptare.

Ndeshja Itali – Shqipëri starton në ora 20:45, në të njëjtën kohë kur zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të grupit “G”, Lihtenshtejn – Maqedoni dhe Spanjë – Izrael.

Leave a Reply