Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka shënuar fitoren e parë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2018 që do të mbahet në Rusi, duke mundur Lihtenshtejnin në transfertë me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo fitorja e parë për të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski në këto eliminatore, duke arritur në këtë mëyrë te tre pikëshi i parë në kuadër të grupit G.
Boban Nikolov dy minuta para fundit të pjesës së parë shënoi golin e parë për Maqedoninë në këtë ndeshje, ndërkohë në pjesën e dytë në skenë doli sulmuesi i Palermos, Ilija Nestorovski, që shënoi dy gola të tjerë për rezultat përfundimtarë, Lihtenshtejni 0, Maqedonia 3.
Nestorovski pati mundësi të mirë që këtë ndeshje ta mbyll me “hat-trik”, mirëpo goditjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 90-të e ndali portieri vendas, Jehle.
Në këtë ndeshje i vetmi futbollistë shqiptarë që u inkuadrua në lojë, edhe atë që nga minuta e parë ishte Besart Ibraimi, i cili në minutën e 64-të u zëvendësua nga Aleksandar Trajkovski. Debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me Maqedoninë, Muzafer Ejupi do të duhet ta pres në ndonjërën nga ndeshjet e rradhës, shkruan “infOSport.mk”.
Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e parë për Maqedoninë në një ndeshje zyrtare në transfertë, pas plotë 7 viteve, kur në vitin 2010-të kishin mundur Andorën me rezultatin 2:0.