Maqedonia U21 mundi moshatarët e Malit të Zi

Edhe gjenerata e re e përfaqësueses U21 të Maqedonisë e udhëhequr nga Bllagoja Milevski, e ka nisur mirë ciklin e ri të ndeshjeve. Ata sot në miqësoren e zhvilluar në Shkup, mundën moshatarët e tyre të Malit të Zi, me rezultatin 2:0, duke dhënë shpresa se Maqedonia vërtetë ka një ardhmëri të shëndoshë të futbollit.

Pjesë e kësaj gjenerate që shënuan fitore ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Enur Totre nga rradhët e Shkëndijës, që e nisi ndeshjen si titullarë, për tu zëvendësuar më pas në minutën e 60-të nga Demir, derisa po nga minuta e 60-të në lojë u inkuadrua edhe futbollisti i Renovës, Remzifaik Selmani.

Ndryshe golin e parë për Maqedoninë në këtë përballje e realizoi Elif Elmaz në minutën e 31-të kur pas asistit të Dorian Babunskit, bukur nxorri nga loja mbrojtësin kundërshtar dhe me një goditje precize shënoi për epërsinë 1:0.

Në pjesën e dytë seleksionuesit e të dyja përfaqësueseve bënë disa zëvendësime, ndërsa edhe përkundër këtij fakti Maqedonia vazhdoi të dominojë ndeshjen, të cilin dominim e kurorëzoi me golin e dytë në minutën e 75-të nga pika e bardhë, pasi Kostadinov ishte ndalur në mënyrë të palejuar nga mbrojtja mysafire.

Konstantin Çeshmexhiev morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh dhe nuk gaboi, duke shënuar për 2:0, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi miqësor të zhvilluar  në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

MAQEDONI-MALI I ZI
Ndeshje kontrolluese/Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”
Golashënues: 1:0 – Elif Elmaz (31`), 2:0 – Konstantin Çeshmexhiev (75` pen.);

 

MAQEDONIA U 21: 1. Senad Mujoviq, 2. Jovan Popzllatanov (Davor Zdravkovski 83`), 3. Aleks Simovski, 4. Konstantin Çeshmexhiev, 6. Aleksa Amanoviq (David Atanaskovski 60`), 8. Ennur Totre (Benxhamin Demir 60`), 9. Petar Petkovski (Emil Abaz 69`), 10. Elif Elmaz (Filip Stojanovski 69’), 14. Nikolla Kuleski (Stefan Jevtovski 69`), 19. Dorian Babunski (Remzifaik Selmani 60)`, 20. Tihomir Kostadinov (Din Allomeroviq 83’)
Seleksionues: Bllagoja Milevski

 

MALI I ZI U 21: 1. Lazar Careviq (Marko Novoviq 69`), 2. Momçillo Rasho, 6. Luka Uskokoviq (Janik Filipoviq 45`), 9. Boris Cmiljaniq, 10. Oliver Sharkiq, 11. Mihajllo Petroviq, 13. Armin Pjetroviq (Milija Golluboviq 45`), 16. Andrija Vukçeviq (Marko Vuqiq 78`), 17. Nikolla Niloviq (Stefan Bajiq 78`), 18. Miomir Gjurqkoviq (Driton Camaj 69`) 21. Filip Kukuliqiq (Stefan Vukçeviq 69`);
Seleksionues: Mojas Radoljiq

Leave a Reply