Kosova e pafat, humbi ndaj Islandës (VIDEO)

Kosova ka pësuar edhe disfatën e katërtë në përballjen e pestë të grupit “I” në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2018 që do të mbahet në Rusi, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjaki zhvilluan një super ndeshje përballë Islandës, mirëpo në fund pësuan disfatë me rezultatin 1:2.

Bjorn Sigurdarson në minutën e 25-të kaloi në epërsi Islandën, derisa 10 minuta më pas Sigurdsson nga pika e bardhë dyfishoi rezultatin në 2:0.

Ishte ky njëherit rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën Kosova luajti shumë më mirë, mirëpo gjithçka që mundën të bëjnë, ishte goli i shënuar nga ana e qendërsulmuesit Atdhe Nuhiu në minutën e 53-të.

Goli i tij dha shpresa se Kosova më në fund ka gjetur një qendërsulmues të kalibrit të lartë dhe me siguri se bashkë me të dhe me Besart Berishën dhe Donis Avdijajn, që gjithashtu u inkuadruan në lojë në këtë ndeshje, ndeshjeve të rradhës do të shohim një Kosovë më ndryshe, e cila më në fund përveç lojrave të mira, do na gëzojë edhe me rezultate të mira.

Pas kësaj disfate, Kosova mbetet në kuotën e vetëm një pike, njëjtë sikurse edhe Finlanda që u mund më herët gjatë ditës së sotme nga Turqia me rezultatin 2:0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi,Kroacia me rezultatin minimal 1:0 mundi Ukrainën.

 

Leave a Reply