Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, paraditen e së premtes kanë vizituar njërën prej xhamive në qytetin e Shkodrës, për të falur namazin e Ditës së madhe, Xhumasë.
Fotografinë e ka bërë një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit evropian, Milot Rashica, të cilën më pas e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook. Pa fjalë, vetëm me simbolin e lutjes ka postuar këtë fotografi, Rashica, në të cilën shihen pjesa më e madhe e futbollistëve kosovar, në mesin e të cilëve edhe përforcimi më i madh dhe ndër të fundit, Besart BERISHA.
Ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe Islandës zhvillohet sonte në “Loro Boriçi” të Shkodrës me fillim në ora 20:45, ku shpresojmë se vëllezërit tanë kosovar do i’a arrijnë qëllimit që të shënojnë fitoren e parë në kuadër të grupit “I”.
Përveç takimit në fjalë po sonte në kuadër të këtij grupi zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera, Kroaci-Ukrainë dhe Turqi-Finlandë.