Vjen reagimi i Ahmed Kalas pas videos me Andi Lilën (FOTO)

Një video “Live” e Hoxhë Ahmed Kalaja është bërë shumë virale sot në media për shkak se në të ishin të përfshirë dhe dy lojtarët e kombëtares sonë, Sadiku dhe Lila.

Dy futbollistët u shfaqen duke u tallur me priftërinjtë përmes disa historive. Lajmi i publikuar ka sjell dhe reagimin ligjëruesit të një prej xhamive më të mëdha të Tiranës “Dine Hoxha”.

“Injorancë+Dashakeqësi+Media= Lajm Bombastik”, ka shkruar Ahmed Kalaja në profilin e tij në Facebook. Ndërkohë ende nuk ka pasur asnjë reagim nga dy futbollistët e përfshirë në video-skandalin që është përhapur në media.

 

Leave a Reply