Pas tre ditëve pushim, futbollistët e Shkupit të mërkurën u kthyen në stërvitje. Ata kanë filluar stërvitjet e zakonshme në prag të ndeshjes së ardhshme në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që këtë fundjavë do të pushojë për shkak ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë.
Dhe pikërisht këtë hapësirë futbollistët e Shkupit do e shfrytëzojnë për të zhvilluar një miqësore luksi ndaj skuadrës së Ferizajit nga Superliga e Kosovës, skuadër kjo që tashmë udhëhiqet nga legjenda e FC Shkupit, Argjend Beqiri.
Përveç tij te skuadra e Ferizajit paraqitet edhe ish portieri i Shkupit, Dardan Miftari.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 26 Mars në qytetin e Ferizajit, me fillim në orën 14:00.